23 Shkurt 2009

Mbi publikimin e tre projektligjeve, hartuar nga AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në kuadër të punës së vazhdueshme, me qëllim përmirësimin e bazës ligjore, ka hartuar së fundmi tre projektligje, të cilat janë:

Projektligji mbi fondet e pensionit vullnetar, i hartuar me qëllim vendosjen e standardeve të nevojshme për krijimin dhe administrimin e fondeve të pensionit vullnetar, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e anëtarit të fondit të pensionit, të nxitet qëndrueshmëria, siguria dhe mirëqeverisja e aseteve të fondit të pensionit;

Projektligji mbi obligacionet e shoqërive aksionere dhe qeverisë vendore, i cili pritet që të sjellë një ndikim pozitiv në zhvillimin e tregut të titujve në Shqipëri; si dhe

Projektligji për sipërmarrjet e investimeve kolektive, i hartuar, duke marrë parasysh kërkesën në rritje të tregut për investime afatgjata dhe synon të sigurojë një mbrojtje efektive të interesave të investitorëve, të cilët nxiten nga ofertat e operatorëve të këtyre skemave.

Projektligjet në fjalë, të hartuara në përputhje me direktivat e EU, si dhe me konsulencë të këshilltarëve ligjorë të këtyre vendeve dhe Bankës Botërore, ju do t'i gjeni në hapësirën Kuadri Ligjor/Projekte në proces.