30 Mars 2009

Mbi përfshirjen e përgatitjes së draft-ligjit "Mbi fondet e pensionit vullnetar" në zhvillimet e reja në faqen zyrtare të IOPS

Më datë 11 mars 2009, në faqen zyrtare të IOPS, është afishuar njoftimi mbi draftimin e ligjit mbi fondet e pensionit vullnetar të përgatitur nga AMF me asistencën e Bankës Botërore.

Për të lexuar një përmbledhje të shkurtër të përmbajtjes së këtij drafti, klikoni këtu

http://www.iopsweb.org/document/9/0,3343,en_35030657_38606785_42332553_1_1_1_1,00.html

Gjithashtu, në mbledhjen e rradhës së Komitetit Teknik të IOPS që u mbajt në datë 23 Mars 2009 në Budapet, Hungari, në fjalën e tij mbi zhvillimet më të fundit në fushën e pensioneve, presidenti i IOPS z. Ross Jones, përmendi si zhvillim të rëndësishëm edhe përgatitjen e draft-ligjit për fondet e pensionit vullnetar në Shqipëri.

Duhet theksuar që në draftin përfundimtar janë reflektuar mjaft komente të rëndësishme të ardhura nga ekspertë të IOPS.

Për të lexuar versionin përfundimtar të draft-ligjit, i cili ndodhet në faqen zyrtare të AMF, klikoni këtu

http://www.amf.gov.al/pdf/fokus/Projektligj%20i%20fondeve%20te%20pensionit.pdf



 

IOPS - Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Pensioneve,