3 Prill 2009

Takim i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me institucione shtetërore për tre projektligjet e përgatitura nga AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, më datë 3 prill 2009, në ambientet e hotel "Rogner", Tiranë, zhvilloi takimin e punës për diskutimin e komenteve që kanë institucionet shtetërore, lidhur me tre projektligjet: "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive", "Mbi obligacionet e shoqërive aksionere dhe qeverisë vendore" dhe "Fondet e pensioneve", të draftuara nga AMF dhe të shpërndara nga Ministria e Financave.

Fjalën e hapjes e mbajti N/Kryetari i AMF, Z. Keler Gjika, ku midis të tjerave prezantoi arsyen e draftimit të tre projektligjeve, si rrjedhojë e plotësimit të kuadrit ligjor të tregut të letrave me vlerë për të mundësuar, lehtësuar, stimuluar, rregulluar dhe mbikëqyrur zhvillimin e tregjeve te kapitalit, në funksion të rritjes e zhvillimit të kërkesës dhe ofertës për instrumenta afatgjata kursimi në ekonomi, mbrojtjes së investitorëve/kontribuuesve, përafrimit të legjislacionit shqiptar me direktivat dhe standardet e BE, etj.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Ministria e Integrimit, Ministria e Brendshme, Banka e Shqipërisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe konsulentë lokalë të angazhuar në përgatitjen e projektligjeve, komentet e të cilëve do të reflektohen nga Autoriteti.


Për të lexuar prezantimin e mbajtur nga N/Kryetari i AMF-së, z. Keler Gjika, klikoni këtu