14 Prill 2009

IAIS – Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve, mbështet Deklaratën e G20

(Njoftim i publikuar nga IAIS)

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), si organizmi ndërkombëtar i vendosjes së standardeve për një mbikëqyrje të kujdesshme të industrisë së sigurimeve dhe anëtare e Bordit për Stabilitet Financiar (FSB), ka nxjerrë një deklaratë për shtyp në datën 7 prill 2009, ku mbështet fuqimisht Deklaratën e G20 mbi forcimin e sistemit financiar.

Peter Braumüller, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të IAIS, theksoi që "IAIS mirëpret mandatin e zgjeruar të Bordit për Stabilitet Financiar. IAIS është i angazhuar për vazhdimin e dhënies së kontributit tek FSB dhe për të mbështetur zgjerimin rregullativ tek të gjitha institucionet, tregjet dhe instrumentat sistematikisht të rëndësishëm dhe implementimit të standardeve ndërkombëtarë. IAIS do të vazhdojë të zhvillojë standarde të mbikëqyrjes të cilat do të japin kontribut për një kuadër efektiv ndërkombëtar mbikëqyrjeje të sigurimeve. Ai gjithashtu do të analizojë krizën financiare dhe impaktin e saj në sektorin global të sigurimeve dhe do të identifikojë fushat për reformë rregullative."


IAIS tashmë ka ndërmarrë një numër masash për të forcuar rregullimin në sigurime në mbështetje të objektivave të deklaruara të G20. Këto masa, të paraqitura në një raport progresi dërguar G20 (e disponueshme në faqen elektronike të IAIS www.iasiweb.org), kryesisht adresojnë:

  • Rritjen e mbikëqyrjes së grupit dhe atë ndër - sektoriale, ku IAIS është duke skicuar një fokus të ri mbi grupet aktive ndërkombëtare të sigurimeve dhe duke punuar në bashkëpunim me Komitetin e Baselit mbi Mbikëqyrjen e Bankave dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë nëpërmjet një Forumi të Përbashkët, grupi i tyre i përbashkët i punës, mbi identifikimin e hapësirave të rëndësishme rregullative dhe fushave për një mbikëqyrjeje më të rritur.
  • Përfshirjen e mësimeve të dala nga kriza në standardet e IAIS veçanërisht në lidhje me aftësinë paguese dhe investimet, manaxhimin e riskut, qeverisjen e korporatave dhe kompensimin.
  • Zhvillimin e udhëzuesve të mbikëqyrjes mbi përdorimin e shoqatave mbikëqyrëse të grupeve të sigurimeve në përputhshmëri me protokollet e FSB.
  • Ndërmarrjen e hapave për të përshpejtuar veprimin e Memorandumit Shumëpalësh të Mirëkuptimit të IAIS për shkëmbimin e informacionit ndërmjet mbikëqyrësve në sigurime.
  • Lehtësimin e implementimit të standardeve duke siguruar mekanizma të vlerësimit të mbikëqyrjes dhe programme implementuese.