22 Prill 2009

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar – Mars 2009

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 u dominua në masën 98.06% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 1.94% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2009, flasin për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" përkatësisht me 36.86% dhe 34.36% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Nisur nga pjesëmarrja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve; individë apo persona juridikë, shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individualë me 98.20% të totalit të transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve "B" dhe "C"

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 ka pësuar një ulje prej 547 milionë lekë ose në masën 17.87% krahasuar me periudhën janar - mars 2008, shoqëruar dhe me një rënie të numrit të transaksioneve në masën 18.23% .

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 ka pasur një rritje prej 14 milionë lekë ose 90.41%, krahasuar me periudhën janar - mars 2008, ndjekur nga një rritje në masën 26% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, vihet re një rënie në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C me rreth 454 milion lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2008, 2009

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha janar - mars

 2008

2009

`09/`08-1

           Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

 3,064.32

2,516.83

(17.87)

  

Individë

                                       2,733.15

 2,379.21

(12.95)

 

Persona juridike

                                          331.17

137.63

(58.44)

  

C

Blerje nga individet para afatit te maturimit

103.07

196.26

90.41

  

 Individë

                                          100.45

 194.36

93.50

 

Persona juridike

                                            2.63

 1.89

(27.85)



Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu