4 Maj 2009

Mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2008

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2008.

Në brendësi të këtij publikimi vihen re elementë të rinj, ku përveç informacionit mbi dendësinë e sigurimeve, shpërndarjen e primeve dhe produkteve të sigurimit sipas prefekturave, është përfshirë edhe një informacion i detajuar për dëmet e paguara gjatë vitit 2008 sipas zonave gjeografike, si dhe është strukturuar më tej informacioni mbi shpërndarjen e primeve, duke mundësuar krahasimin me periudhën e një viti më parë.

Një strukturim i tillë i informacionit bën të mundur analizimin më të mirë të tregut të sigurimeve sipas prefekturave, duke i ardhur në ndihmë mbikëqyrjes në lidhje me evidentimin e përqendrimit të tregut dhe shpërndarjes së risqeve.

Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.


Për të lexuar tekstin e plotë të zhvillimeve të Tregut të Sigurimeve në Shqipëri sipas Prefekturave për vitin 2008 mund të klikoni këtu

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Tregut të Sigurimeve 2008 (në versionin EXCEL) mund të klikoni këtu 

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Tregut të Sigurimeve 2008 (në versionin PDF) mund klikoni këtu