25 Maj 2018

Për zhvillimin e trajnimit për broker në tregun e titujve

Në zbatim të nenit 58, të Ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt”, të nenit 26, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” i ndryshuar, të Rregullores nr.155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre” të ndryshuar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për broker në tituj, si më poshtë:

  1. Trajnim për kualifikim profesional për broker në tituj, në datat  11 – 13 qershor, 2018, në orarin 09:00-15:00.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF, me lektorë vendas.
Tarifa për trajnime për kualifikim profesional është e pakthyeshme.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].