25 Maj 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2018 kapën vlerën mbi 4,894 milionë lekë, ose 3.34% më shumë se në periudhën janar-prill 2017. Gjatë periudhës janar-prill 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 356,630 me një rritje prej 6.07% krahasuar me periudhën janar-prill 2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.60% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.09%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.20% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.80% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill 2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,569 milionë lekë, ose 17.60% më pak se në periudhën janar-prill 2017.


Struktura e tregut të sigurimeve, janar-prill 2018




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2018 arritën rreth 2,976 milionë lekë, ose 7.77% më shumë se në periudhën janar-prill 2017.


Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2018, pati një rritje prej 10.56% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.90% krahasuar me periudhën janar-prill 2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-prill 2018 pati një ulje prej 3.29% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 2.94% krahasuar me periudhën janar-prill 2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-prill 2018, pati një ulje me 5.35% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-prill 2017. Po kështu edhe numri i kontratave u ul me 5.91%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2018 arritën rreth 1,918 milionë lekë, 2.86% më pak se në periudhën janar-prill 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 7.44% krahasuar me periudhën janar-prill 2017.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2018, patën ulje me 2.39% kundrejt periudhës janar-prill 2017.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2018 siguruan mbi 912 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.19%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 20.22% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2018, vihet re një rritje prej 11.96% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 11.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-prill 2018, arritën në rreth 420 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 3.66% në krahasim me periudhën janar-prill 2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2018, arritën rreth 323 milionë lekë, ose 6.24% më pak se në periudhën janar-prill 2017.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2018 u ul me 17.60% krahasuar me periudhën janar-prill 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,106 milionë lekë, apo 70.44% të totalit të dëmeve të paguara bruto.



Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar-prill 2017 2018 17/`16-1
     Dëmi mesatar
MTPL e brendshme 218     222 1.68
Karton Jeshil 1,323 606 (54.23)
Kasko 103     120 16.55


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-prill 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë  (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.