21 Qershor 2018

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së raporton në Kuvendin e Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi prezantoi sot, më 21.06.2018, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin mbi aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2017. Z. Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar, ndërsa përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti dhe tregjet nën mbikëqyrje. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv iu referua vlerësimeve dhe rekomandimeve të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Z. Koçi theksoi se sfida kryesore e Autoritetit do të jetë transformimi i tregjeve financiare jobankare nga tregjet më të dobëta në rajon në një nga tregjet financiare më të konsoliduara në Ballkanin Perëndimor, me fokus mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit.      

Për të lexuar të plotë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë lutem kliko këtu