26 Qershor 2018

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2018

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2018 kapën vlerën mbi 6,277 milionë lekë, ose 3.01% më shumë se në periudhën janar-maj 2017. Gjatë periudhës janar-maj 2018, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 462,260 me një rritje prej 7.30% krahasuar me periudhën janar-maj 2017. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.89% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.09%.  Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.37% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.63% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-maj 2018, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,940 milionë lekë, ose 17.57% më pak se në periudhën janar-maj 2017.


Struktura e tregut të sigurimeve, janar-maj 2018




Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2018 arritën rreth 3,806 milionë lekë, ose 7.97% më shumë se në periudhën janar-maj 2017.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2018, pati një rritje prej 10.59% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.05% krahasuar me periudhën janar-maj 2017.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-maj 2018 pati një ulje prej 2.49% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 7.43% krahasuar me periudhën janar-maj 2017.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-maj 2018, pati një ulje me 4.57% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-maj 2017. Ndersa numri i kontratave u rrit me 26.00%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-maj 2018 arritën rreth 2,471 milionë lekë, 3.79% më pak se në periudhën janar-maj 2017. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.44% krahasuar me periudhën janar-maj 2017.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-maj 2018, patën ulje me 3.65% kundrejt periudhës janar-maj 2017.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-maj 2018 siguruan mbi 1,098 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.94%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 22.68% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2018, vihet re një rritje prej 17.12% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 11.01% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj 2017.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-maj 2018, arritën në rreth 572 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 2.90% në krahasim me periudhën janar-maj 2017.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2018, arritën rreth 433 milionë lekë, ose 5.31% më pak se në periudhën janar-maj 2017.


Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2018 u ul me 17.57% krahasuar me periudhën janar-maj 2017. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,326 milionë lekë, apo 68.33% të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi  
(në %)  
Janar-maj 2017 2018 17/`16-1  
     Dëmi mesatar  
MTPL e brendshme 218 209                       (4.17)
Karton Jeshil    1,134 524 (53.81)
Kasko 101 115 13.31  

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-maj 2018, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë  (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.