11 Korrik 2018

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në zbatim të nenit 227, pika 1/dh të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 12, pika 4 e Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”, si dhe kryerjen e testimit të njohurive, Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të  Urdhërit nr. 142, të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv nr. 1918. prot, datë 29.05.2018 shpall rezultatet e testimit të datës 28.06.2018.

Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:

Kalon testin për dëme materiale motorike dhe dëme materiale në pronë dhe dëme shëndetësore:
Agim Hysko              
Ernest Sulçe 

Kalon testin për dëme materiale motorike dhe dëme shëndetësore:
Agron Panariti    
Musa Huti     

Kalon testin për dëme shëndetësore:
Edmond Dedja      
Laurent Koçi     

Kalon testin për dëme materiale motorike:
Adea Nika