23 Korrik 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 30.07.2018, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Analizat financiare të shoqërive të sigurimit për periudhën 31.03.2018;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit për 31.03.2018;
  5. Raporti i inspektimit me bazë riskun në shoqërinë “SiCRED” sh.a.;
  6. Raporti i inspektimit tematik në shoqërinë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “Eurobroker” sh.a.”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “3BBroker” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Atlantik” sh.a.”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “SiCRED” sh.a.”;
  11. Projekt “Mbi miratimin për riemërimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “SiCRED” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi licencimin për të ushtruar veprimtarinë e aktuarit të autorizuar në sigurime”;
  13. Projekt “Mbi licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  14. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e manualit praktik për mbikëqyrjen e veprimtarisë së risigurimit”;
  17. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit”;
  18. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar”;
  19. Projekt “Mbi miratimin e krijimit të fondit të investimit “Raiffeisen Vizion” dhe miratimin e prospektit të këtij fondi”;
  20. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit “Credins Premium”;
  21. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si rezultat i rritjes së kapitalit”;
  22. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektet e fondeve të investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe “Raiffeisen Invest Euro”;
  23. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Raiffeisen Invest” sh.a. si dhe fondeve të pensionit dhe të investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018”;
  24. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe fondit të investimit “WVP Top Invest” për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018”;
  25. Projekt “Mbi riemërimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjes së investimeve kolektive” sh.a”;
  26. Projekt “Për miratimin e Administratorit të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.”;
  27. Projekt “Mbi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a., për tërheqjen nga veprimtaria e agjentit të brokerit në letra me vlerë në emër dhe për llogari të shoqërisë “Saxo Bank”;
  28. Projekt “Mbi riemërimin e Administratorit të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  29. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të depozitarit për shoqërinë administruese të fondit të pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  30. Projekt “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 76, datë 28.07.2015 “Për shpërblimet e anëtarëve joekzekutivë dhe pagës së Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Nëndrejtorit Ekzekutiv dhe të punonjësve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar”;
  31. Informacion për realizimin e buxhetit të 4/mujorit të parë të vitit 2018 të AMF-së;
  32. Projekt “Për miratimin e kontributeve shtesë të Fondit të Kompensimit për vitin 2018”;
  33. Projekt “Për një shtesë në Rregulloren nr. 36, datë 21.03.2012 “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”;
  34. Projekt “Mbi inspektimin e kryer pranë bankave të nivelit të dytë, të licencuara për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit  në sigurime, për klasat e Jetës dhe Jo-Jetës”;
  35. Të tjera.