27 Korrik 2018

Workshop për krijimin e Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë në Shqipëri

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në datat 25 dhe 26 Korrik 2018 një workshop me përfaqësues të shoqërive të tregut të kapitalit dhe autoritetet rregullatore në vend në lidhje me mundësinë e krijimit të Depozitarit Qendror në Shqipëri. Workshop-i u organizua në kuadër të projektit “Studimi i formës së ardhshme të Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë në Shqipëri”.

Domosdoshmëria e krijimit të Depozitarit Qendror të Letrave me Vlerë lidhet me realizimin e procesit të klerimit dhe shlyerjes së titujve, në shërbim të interesit publik dhe mbrojtjes së investitorit.

Projekti i nisur në maj të vitit 2018 është pjesë përbërëse e projektit kryesor që po zbaton AMF, “Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, financuar nga Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike, SECO.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].