31 Korrik 2018
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 30 korrik 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “Eurobroker” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit “3BBroker” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Atlantik”-shoqëri sigurimesh sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “SiCRED” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “SiCRED” sh.a.;
- Licencimin për të ushtruar veprimtarinë e aktuarit të autorizuar në sigurime;
- Licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
- Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Miratimin e manualit praktik për mbikëqyrjen e veprimtarisë së risigurimit;
- Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në Rregulloren nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit”;
- Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në Rregulloren nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar”;
- Miratimin e krijimit të fondit të investimit “Raiffeisen Vizion” dhe miratimin e prospektit të këtij fondi;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit “Credins Premium”;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si rezultat i rritjes së kapitalit;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektet e fondeve të investimit “Raiffeisen Prestigj” dhe “Raiffeisen Invest Euro”;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Raiffeisen Invest” sh.a., si dhe fondeve të pensionit dhe të investimit që administrohen prej saj për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018;
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a. dhe fondit të investimit “WVP Top Invest” për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2018;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjes së investimeve kolektive” sh.a.;
- Miratimin e Administratorit të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a.;
- Miratimin e kërkesës së shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a., për tërheqjen nga veprimtaria e agjentit të brokerit në letra me vlerë në emër dhe për llogari të shoqërisë “Saxo Bank”;
- Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Miratimin e ndryshimit të depozitarit për shoqërinë administruese të fondit të pensioneve “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Miratimin e kontributeve shtesë të Fondit të Kompensimit për vitin 2018;
- Miratimin e një shtese në Rregulloren nr. 36, datë 21.03.2012 “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e Fondit të Kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”;
- Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementeve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”;
- Miratimin e programit të formimit profesional për tregjet nën mbikëqyrje;
- Marrjen e masave ndaj agjentes në sigurime.