16 Gusht 2018

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2018

Gjatë gjashtëmujorit 2018, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2018 tregon një total asetesh neto prej 2,007.39 milionë lekë dhe me një rritje prej afro 279.85 milionë lekë (16.20%) krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 15.94 milionë euro[1].
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2018 ishte 23,511 anëtarë duke shënuar rritje prej 12.24% krahasuar me 31.12.2017.
Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’17 30.06.’18 31.12.’17-30.06’18
Asetet neto të FP 1,727.54 2,007.39 16.20


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                        30.06.2018
Fond Pensioni Numri i  anëtarëve në FP Asete Neto (mln. lekë)
SIGAL 6,751 986.42
RAIFFEISEN 6,241 564.26
CREDINS PENSION 13,906 456.71
TOTAL 23,511 2,007.39

Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve,                      30.06.2018  
(Në %)
           
Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të pensioneve,                 30.06.2018
(Në %)
           

           



 


Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2018 (në versionin EXCEL), ju lutem, klikoni këtu.
 
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2018 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 125.93 lekë