Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2018
Gjatë periudhës 30.06.2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 66.46 miliardë lekë me një ulje prej 6.26 miliardë lekë ose 8.60%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 528 milionë Euro [1].
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 63.47% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 5.39% krahasuar me 31.12.2017.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2018 është 29,157 me një ulje prej 6.91% krahasuar me 31.12.2017.
Tregues të fondeve të investimeve
Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’17 | 30.06.’18 | 31.12.’17-30.06’18 | |
Asetet neto të FI | 72,717 | 66,461 | (8.60) |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve 30.06.2018
Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
Raiffeisen PRESTIGJ | 24,583 | 52,714 |
Raiffeisen EURO | 4,029 | 12,367 |
Credins PREMIUM | 529 | 1,301 |
WVP Top Invest | 16 | 80 |
TOTAL | 29,157 | 66,461 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.06.2018 (në %)
Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve, 30.06.2018 (në %)
Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.06.2018, kliko këtu.
1 euro = 125.93 lekë