26 Shtator 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 27.09.2018, ora 15:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi draft ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e marrëveshjes “Për bashkëpunimin për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të shlyerjes së titujve dhe shtëpive të klerimit të titujve”, mes Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Projekt “Mbi licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  7. Projekt “Për miratimin e Planit Strategjik për vitet 2019-2021 dhe Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2019”;
  8. Të tjera.