28 Shtator 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27 shtator 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e marrëveshjes “Për bashkëpunimin për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të shlyerjes së titujve dhe shtëpive të klerimit të titujve”, mes Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  2. Miratimin e Planit Strategjik për vitet 2019-2021 dhe Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2019;
  3. Miratimin e një shtese në Rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015 “Për marrëdhëniet e punës të punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, e ndryshuar;
  4. Licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  5. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.