2 Tetor 2018

Për zhvillimin e testimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit 5 të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit, si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se në datën 05.11.2018, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për broker në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 ”Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].