12 Tetor 2018

Për zhvillimin e trajnimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit  227, pika 3-4, të Ligjit nr. 52/2014, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” si dhe nenit 7, pika 3, të Rregullores nr. 127, datë 26.11.2015 "Mbi procedurat dhe afatet për licencimin, rinovimin, refuzimin, revokimin dhe pezullimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime, si dhe kryerjen e testimit të njohurive", Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,  njofton të gjithë profesionistët e licencuar si vlerësues dëmesh në sigurime për dëmet materiale, për organizimin e trajnimit, si më poshtë:

  1. Trajnim për edukim në vazhdim për vlerësues dëmesh në sigurime për dëmet materiale, në datat 1 dhe 2 nëntor, 2018, në orarin 10:00-14:00.
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Për më tepër informacion kontaktoni amf@amf.gov.al