31 Tetor 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 tetor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Sigal”;
  2. Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  3. Miratimin e shoqërive audituese të pasqyrave financiare të vitit 2018 për shoqëritë e sigurimit;
  4. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  5. Miratimin e një ndryshimi në rregulloren nr. 129, datë 26.11.2015 “Për marrëdhëniet e punës së punonjësve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar;
  6. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr. 58, datë 30.02015 “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, e ndryshuar;
  7. Miratimin e disa shtesave e ndryshimeve në rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”;
  8. Miratimin e rregullores “Për njohjen e krediteve të formimit profesional në vazhdimësi”;
  9. Miratimin e rregullores “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”;
  10. Miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin e shoqërive të brokerimit/këshillimit, brokerit dhe këshilltarit të investimeve”;
  11. Miratimin e shtesës për Fondin e Kompensimit për vitin 2018.