16 Nentor 2018

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30/09/2018

 

Gjatë periudhës 30.09.2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”.

Fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

“Raiffeisen Vizion” sh.a. u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 143, datë 30.07.2018, për të kryer veprimtarinë e administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.

Fondi i investimeve “Raiffesien Vizion” filloi aktivitetin e tij të vlerësimit në datë 02.09.2018.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 65.64 miliardë lekë me një ulje prej 7.08 miliardë lekë ose 9.74%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 520 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 63.14% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 7.02% krahasuar me 31.12.2017.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2018 është 28,979 me një ulje prej 7.47% krahasuar me 31.12.2017.

 

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi

Vlera (mln. lekë)

Ndryshimi (Në %)

 

31.12.’17

30.09.’18

31.12.’17-30.09’18

Asetet neto të FI

72,717

65,638

(9.74)

 

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        

30.09.2018

Fond Investimi

Numri i anëtarëve në FI

Asete Neto (mln. lekë)

Raiffeisen PRESTIGJ

23,668

49,805

Raiffeisen EURO

3,788

11,607

Credins PREMIUM

617

1,504

Raiffeisen VIZION

879

2,634

WVP Top Invest

27

88

TOTAL

28,979

65,638

 

Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve,                30.09.2018 (në %) 

 

 


 

Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve,            30.09.2018 (në %)

                                           

            

 

 

 

 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.09.2018, kliko këtu.

 


1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2018 në Bankën e Shqipërisë,

1 euro = 126.29 lekë