7 Dhjetor 2018
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e mërkurë, datë 12.12.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Analizat financiare të tregut të sigurimeve për periudhën 30.09.2018;
- Informacion në lidhje me provigjonet teknike dhe matematike për tregun e sigurimeve për periudhën 30.09.2018;
- Gjendja financiare e tregut të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2018;
- Projekt “Mbi miratimin e rritjes së kapitalit të “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
- Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme në aksione për shumën 400,000,000 lekë, 500,000 Euro dhe 1,000,000 USD”;
- Projekt “Për miratimin e ndryshimit të Rregullores nr. 2, datë 201.2010 “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Të tjera.