12 Dhjetor 2018

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2018, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e rritjes së kapitalit të “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  2. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme në aksione për shumën 400,000,000 lekë, 500,000 Euro dhe 1,000,000 USD;
  3. Miratimin e ndryshimit të Rregullores nr. 2, datë 28.01.2010 “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit”.