24 Dhjetor 2018

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 28.12.2018, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e testimit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  3. Projekt “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  4. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 57, datë 28.04.2016 “Mbi trajnimet e vazhdueshme profesionale dhe rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar”;
  5. Projekt “Për miratimin e udhëzimit “Për mbikëqyrjen e grupit të sigurimit”;
  6. Projekt “Mbi licencimin për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  8. Projekt “Mbi inspektimin në vend në shoqërinë e sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
  9. Informacion mbi rezultatet e inspektimeve sipas metodologjisë së inspektimit të plotë në vend me fokus rrezikun;
  10. Informacion mbi procesin e licencimit të shoqërisë “ALREG” për ushtrimin e veprimtarisë së regjistrarit të titujve;
  11. Të tjera.