Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2018
Gjatë vitit 2018, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2018 tregon një total asetesh neto prej 2,289.10 milionë lekë (18.54 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 561.56 milionë lekë (32.51%) krahasuar me 31.12.2017. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2018 ishte 25,298 anëtarë duke shënuar rritje prej 20.77% krahasuar me 31.12.2017.
Tregues të fondeve të pensioneve
Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
31.12.’17 | 31.12.’18 | 31.12.’17-31.12’18 | |
Asetet neto të FP | 1,727.54 | 2,289.10 | 32.51 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 31.12.2018
Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (mln. lekë) |
SIGAL | 7,067 | 1,085.65 |
RAIFFEISEN | 2,911 | 622.86 |
CREDINS PENSION | 15,320 | 580.59 |
TOTAL | 25,298 | 2,289.10 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 31.12.2018
(Në %)
Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të pensioneve, 31.12.2018
(Në %)
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2018 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 123.45 lekë