25 Qershor 2009

IOSCO finalizon politikat reaguese ndaj krizës financiare

Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë, (IOSCO), në 11 qershor 2009, përfundoi konferencën e 34 vjetore, mbajtur në Tel Aviv.
Kjo ishte mbledhja e parë e përgjithshme e të gjithë anëtarëve të IOSCO-s, që në momentin kur kriza financiare hyri në fazën e dytë kritike në shtator të vitit 2008.

Përmes një serie mbledhjesh intensive me rregullatorët, është shënuar një progres nga ana e IOSCO-s në drejtim të çështjeve kryesore operacionale me të cilat përballen tregjet e kapitalit, si pasojë e krizës financiare. Në fokus ishte adresimi i çështjeve që kontribuan apo shkaktuan krizën financiare, si transparenca në lidhje me letrat me vlerë të mbështetura në aktive, produktet financiare dhe segmentet e parregulluara të tregjeve, si dhe rregullimi i shitjes shkurt dhe fondeve mbrojtës.

IOSCO u fokusua edhe në efektet e krizës mbi sistemet rregullatore në juridiksionet e tregjeve në zhvillim si dhe në hapat që këto juridiksione kanë ndërmarrë në përballimin e këtyre problemeve.

Rritja e fokusit në aspektin operacional të punës së IOSCO-s, roli që ajo luan në rivendosjen e besimit në tregjet botërore të kapitalit dhe mënyra se si IOSCO do të pozicionohet në arkitekturën e pas - krizës financiare globale, kanë bërë që Komiteti Ekzekutiv të formojë një Task Force, që do të konsiderojë drejtimet e ardhshme strategjike të IOSCO-s.

Një gjë e tillë përkon me objektivat strategjikë që prej vitit 2005 në lidhje me Marrëveshjen Multilaterale të Mirëkuptimit të IOSCO-s, (ku AMF tashmë është nënshkruese që prej Qershorit 2009), gjë që demonstron se është e mundur që standardet dhe udhëzimet e IOSCO-s mund të kthehen në procese të vështira për t’u zbatuar nga Autoritetet rregullatore.

Task Force do të përqëndrohet në identifikimin e nevojave të IOSCO-s, në mënyrë që të ruhet roli i saj kryesor, si vendosës i standardeve ndërkombëtare për rregullimin e letrave me vlerë në shekullin e XXI.

Material i nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO), qershor 2009.
 

Për të lexuar materialin e plotë në gjuhën Angleze nga website-i i IOSCO, klikoni këtu