25 Shkurt 2008

Zhvillime kryesore në tregun e sigurimeve gjatë muajit Janar 2008

Gjatë muajit Janar 2008 tregu i sigurimeve shënoi një rritje në masën 9.89% në krahasim me muajin janar 2007. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 43,201 mijë lekë dhe kapi shifrën 479,800 mijë lekë. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin MTPL në masën 72.33 %. Nese i referohemi veprimtarive Jete dhe Jo-Jete te ndara rrezulton qe gjate muajit Janar 2008 volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 453,126 mijë lekë dhe shënoi një rritje në masën 8.52 % krahasuar me muajin janar 2007, ndersa volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 26,674  mijë lekë dhe shënoi një rritje në masën 40.01 % krahasuar me muajin janar 2007.

Persa i perket numrit te kontratave të sigurimit për muajin janar 2008 ai rezultoi 41,504 dhe shenoi nje rritje prej 7,173 kontratash krahasuar me muajin Janar 2007. Nga keto, numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 37,460 duke shënuar një rritje në masën 14.79 % ne krahasim me VITIN 2007 dhe numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 4,044 duke shënuar një rritje në masën 138.44 % krahasuar me muajin janar 2007.

Në fushën e pagesës së dëmeve gjithsej janë paguar 90,452 mijë lekë dëme ose 14.24 % më pak se në muajin janar 2007 në vlerë absolute. Numri i dëmeve të paguara është rritur me 56 dhe kapi shifrën 807 nga të cilat 804 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe vetëm 3 nga shoqëritë e Jetës.

Tekstin e plotë të Raportit Statistikor Janar 2008 në versionin PDF dhe EXCEL mund ta gjeni tek rubrika Statistika & Publikime.

Shpresojmë që ky raport të ketë interes për ju!