29 Shtator 2009

Deklaratë e Bordit të Monitorimit për Fondacionin e Komitetit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, mbi Parimet për Standardet e Kontabilitetit dhe Vendosjen e Standardeve

BSNK, si një ndër autoritetet përgjegjëse në vendosjen e standardeve të kontabiliteit, është duke parë se si mund të përmirësohen standardet e kontabilitetit, nën dritën e krizës më të fundit kreditore.

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK) dhe Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar (BSNF) i SHBA, japin objektivat e raportimit financiar dhe përshkruajnë karakteristikat e standardeve kontabël që i mbështetin këto objektiva. Në mënyrë të përbashkët, këto përbëjnë themelin mbi të cilin ngrihen standardet e veçanta, të cilat janë universale, sepse vlejnë për raportimin financiar të bizneseve të gjithë madhësive, në të gjithë sektorët e ekonomisë. 

Për t’u konsideruar i dobishëm për marrjen e vendimeve, informacioni i dhënë përmes zbatimit të standardeve të kontabilitetit duhet të jetë, përcaktues, i besueshëm, i kuptueshëm dhe i krahasueshëm.

Krahas parimeve që orientojnë vetë standardet, procesi përmes të cilit vendosen standardet duhet të mishërojë disa cilësi të caktuara.  Besimi te cilësia dhe integriteti i standardeve varet nga pavarësia dhe transparenca e procesit të rregullt të organit vendosës të standardeve.

BSNK dhe BSNF kanë përfituar nga kontributi informues, në nismat e tyre për vendosjen e standardeve në matjen e vlerës së drejtë dhe instrumentet financiare, nga një gamë e gjerë e palëve të interesuara, rekomandimet e të cilëve shpesh janë kundër pikëpamjeve të personave të tjerë, çka pasqyron diversitetin e përdorimeve dhe rezultateve të dëshiruara të raportimit financiar. Një element i rëndësishëm i procesit të rregullt transparent të një organi që vendos standarde është pjesëmarrja e fuqishme e palëve të interesuara. Të pajisur me këtë kontribut, është përgjegjësia e organeve që vendosin standardet, për të vlerësuar njohuritë që kanë fituar kundrejt objektivave të mëdha të raportimit financiar dhe parimeve që i përforcojnë këto objektiva.

Edhe pse është e dobishme të shqyrtohet bashkimi i mbikëqyrjes bankare dhe raportimit financiar, nën dritën e krizës më të fundit bankare, nuk duhet lejuar që standardet e kontabilitetit të zëvendësojnë administrimin e shëndoshë të rreziqeve bankare apo mbikëqyrjen e efektshme bankare. Futja në tregjet publike të kapitalit është një zgjedhje që e bëjnë vetë emetuesit, mirëpo ajo është vetëm njëra prej zgjedhjeve të shumta që kanë në dispozicion institucionet bankare.  Si ent rregullatore të tregjeve të letrave me vlerë, BSNK, beson se do të ishte gabim përpjekja për ta rregulluar krizën bankare të sotme duke e vendosur barrën te investitorët e tregjeve publike të kapitalit. Standardet e kontabilitetit duhet të hartohen në mënyrë të atillë që t’u japin investitorëve informacion për t’i ndihmuar t’i vendosin me efiçencë paratë e fituara me mund. Në këtë kuadër duhen hartuar standarde të kontabilitetit të cilët të ndihmojnë për një standard jetese të shëndoshë, të përparuar dhe më të qëndrueshëm nga ana financiare.

Vendosja e standardeve në mënyrë të pavarur dhe respektimi i objektivave themelorë të raportimit financiar mbeten përbërës thelbësorë të procesit të përgatitjes së standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit të një cilësie të lartë.  Bordi i Monitorimit është fuqimisht i angazhuar për të ruajtur pavarësinë dhe llogaridhënien e procesit të vendosjes së standardeve.

Material i nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO), shtator2009.

Për të lexuar materialin e plotë në gjuhën angleze, klikoni këtu