29 Tetor 2009

OECD-Fondet e pensioneve marrin veten brenda vitit 2009

Sipas botimit më të fundit të OECD-së, “Tregjet e Pensioneve në Fokus” (Pensions Markets in Focus), fondet e pensioneve, demonstruan një rimëkëmbje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, duke krijuar kthime të investimeve prej 3,5% në terma nominale. Deri më 30 qershor 2009, aktivet gjithsej të fondeve të pensioneve vazhdonin të ishin 14% më pak se niveli i tyre në muajin dhjetor 2007.

Për OECD, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, kontratat e financuara të pensioneve arritën një rimëkëmbje prej 1,5 trilion USD të humbjes, krahasuar me 5,4 trilion USD që pësuan gjatë vitit 2008.

Falë rimëkëmbjes së tregjeve të kapitalit në tregjet e reja, disa vende që nuk janë në OECD, i kanë rimarrë në përgjithësi humbjet e investimeve të pësuara gjatë vitit 2008.

Një tregues tjetër i ecurisë që tregon përmirësimin e tregut, janë raportet e mbulimit me fonde të skemave të pensioneve me përfitime të përcaktuara. Niveli mesatar i mbulimit me fonde për skemat e pensioneve me përfitime të përcaktuara, u rrit nga një deficit prej 24% në fund të vitit 2008, në një deficit të vlerësuar prej 18% në qershor të këtij viti. Nivelet e mbulimit me fonde u përmirësuan falë fitimeve kapitale prej investimeve dhe normave më të mëdha të skontimit.

Material i nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Rregullatorëve të Pensioneve (IOPS), tetor 2009.

Për të lexuar materialin e plotë në gjuhën Angleze nga website-i i IOPS, klikoni këtu