30 Tetor 2009

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar - Shtator 2009

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 9-mujorit të vitit 2009 u dominua në masën 95.50% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 4.5% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Shtator 2009, flasin për një dominim të transaksioneve "Shitje nga portofoli i bankës" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 33.58% dhe 32.30% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Nisur nga pjesëmarja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve individë apo persona juridikë, shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individualë me 98.18% të totalit të transaksioneve në këtë treg.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë 9-mujorit të vitit 2009 ka patur një rritje prej 1.08 miliardë lekë ose në masën 15.68% krahasuar me periudhën Janar - Shtator 2008, ndërsa numri i transaksioneve ka patur një rritje në masën 13.89%.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë 9-mujorit të vitit 2009 ka patur një rritje prej 1.27 miliardë lekë ose 319.67%,  krahasuar me periudhën Janar - Shtator 2008, ndjekur nga një rritje në masën 65.35% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C me rreth 2.36 miliardë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2008, 2009

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha Janar - Shtator

2008

2009

`09/`08-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

6,939.50

8,027.53

15.68

  

Individë

5,426.05

6,682.78

23.16

 

Persona juridike

1,513.45

1,344.75

(11.15)

  

C

Blerje nga individet para afatit te maturimit

398.81

1,673.71

319.67

  

 Individë

385.65

771.31

100.00

 

Persona juridike

13.17

902.39

6,754.49


Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu