Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
Mbi zhvillimin e mbledhjes sė Bordit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare
 Print

Në mbledhjen e datës 25 nëntor 2009, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

 

  • Miratoi sistemin telefonik (numrin jeshil 0800 6969) në shërbim të konsumatorit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
  • Miratoi ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit Albsig sh.a, si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare dhe zmadhimit të kapitalit.
  • Miratoi licencimin e agjentëve në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit Insig sh.a.
  • Miratoi licencimin e një brokeri në tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë, në emër dhe për llogari të shoqërisë Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a.
  • Miratoi pjesëmarrjen influencuese të shoqërisë "UNIQA INTERNATIONAL WERWATUNGS GMBH", në shoqërinë "Sigal Holding" sh.a.
  • Miratoi shoqërinë "Grand Thornton Albania" SH.P.K, në cilësinë e ekspertit kontabël të autorizuar për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2009, të shoqërisë së sigurimit "Sigma Vienna Insurance Group" SHA.

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2251355/6, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2010. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë