|
Tregu i pensioneve vullnetare mbetet ende një treg i vogël, parë ky si nga këndvështrimi i kontributeve dhe nga numri i kontribuesve. Në këtë treg, për vitin 2009, shihet një rritje prej 37.26% e kontributeve dhe një rritje prej afër 14.71% e numrit të kontribuesve, krahasuar me vitin 2008.
Zhvillimi më i rëndësishëm në këtë treg për vitin 2009, ka qenë hyrja në fuqi e ligjit nr. 10 197, datë 10.12.2009, "Për fondet e pensionit vullnetar", i cili sjell përmirësimin e bazës ligjore për kolonën e tretë të fondeve private të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara. Kuadri ligjor në fushën e pensioneve private paraqitej i vjetëruar me ligjin fuqi nr.7943, datë 01.06.1995 "Për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve", i cili nuk përshtatej me standardet ndërkombëtare dhe direktivat evropiane.
Ligji i ri ka për qëllim përmirësimin e sistemit ekzistues të pensioneve vullnetare private në Shqipëri me ndikime të pritshme:
- lehtësim në planin afatgjatë të kostove sociale duke stimuluar shtetasit të kursejnë privatisht dhe vullnetarisht për të shtuar pensionin e tyre;
- shtimin e nivelit të kursimit të popullatës dhe rritjen e investimeve afatgjata në vend.
Më poshtë pasqyrohen disa të dhëna mbi tregun e pensioneve vullnetare private:
Tregu i Pensioneve Private Vullnetare viti 2008, 2009 (kontribute)
|
Shoqëria
|
Kontribute (në lekë)
|
Ndryshimi
|
Pjesa ndaj Totalit
|
|
(në %)
|
( në %)
|
|
Viti
|
2008
|
2009
|
`09/`08-1
|
2008
|
2009
|
|
Raiffeisen PENSIONS
|
33,314,145
|
39,420,560
|
18.33
|
62.66
|
54.02
|
|
Capital
|
8,278,100
|
19,522,151
|
135.83
|
15.57
|
26.75
|
|
Sigma IPP
|
11,570,162
|
14,025,862
|
21.22
|
21.76
|
19.22
|
|
Total
|
53,162,407
|
72,968,573
|
37.26
|
100.00
|
100.00
|
Tregu i Pensioneve Private Vullnetare viti 2008, 2009 (kontribues)
|
Shoqëria
|
Numri kontribuesve
|
Ndryshimi
|
Pjesa ndaj Totalit
|
|
(në %)
|
( në %)
|
|
Viti
|
2008
|
2009
|
`09/`08 -1
|
2008
|
2009
|
|
Raiffeisen PENSIONS
|
1641
|
1679
|
2.32
|
42.50
|
37.91
|
|
Capital
|
1542
|
1774
|
15.05
|
39.94
|
40.05
|
|
Sigma IPP
|
678
|
976
|
43.95
|
17.56
|
22.04
|
|
Total
|
3861
|
4429
|
14.71
|
100.00
|
100.00
|
Për të lexuar materialin e plotë të pensioneve private vullnetare për periudhën janar - dhjetor 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu
Për të lexuar materialin e plotë të pensioneve private vullnetare për periudhën janar - dhjetor 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu
|