Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
Pėr zhvillimin e testimit pėr vlerėsuesit e dėmeve nė sigurime
 Print

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe të nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", në ambientet e caktuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në datë 25 shkurt 2010, ora 12.00, do të zhvillohet testimi për vlerësuesit e dëmeve në sigurime.

1. Artur Zhegu

2. Silvana Bello

3. Etleva Kotarja (Shehu)

Testimi do të zgjasë 2 orë. Testi për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, është i formuluar me tre module:

I. Moduli ligjor dhe etike

II. Moduli për dëmet materiale

  • Pyetje teorike

  • Ushtrim praktik

III. Moduli për dëmet shëndetësore

  • Pyetje teorike

  • Ushtrim praktik

Moduli i I-rë, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale si dhe dëmesh shëndetësore.

Moduli i II-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale.

Moduli i III-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh shëndetësore.

Aplikanti do të quhet kalues, nëse merr jo me pak se gjysma e pikëve të caktuara nga çdo modul përkatës.

Pjesëmarrësit në testim duhet të paraqiten në AMF, të paktën 15 minuta përpara fillimit të testimit dhe duhet të kenë me vete dokumentet e indentifikimit

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2251355/6, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2010. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë