23 Mars 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 19 mars 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1. Miratimin e raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;

2. Miratimin e Rregullores “Për mënyrën e llogaritjes së kontributit të shoqërive të sigurimit ndaj AMF-së”;

3. Miratimin e Rregullores “Mbi administrimin e fondit të garancisë dhe rregullat e trajtimit të dëmeve të kartonit
    jeshil”;

4. Miratimin e Rregullores “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e fondit të kompensimit dhe kryerjen
    e pagesave të dëmeve”;

5. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 120, datë 02.10.2008 “Mbi licencimin dhe mbikëqyrjen e bursës së 
    titujve”;

6. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 21 datë 26.03.2009 “Për kushtet e autorizimit të kujdestarit të
    letrave me vlerë të qeverisë” dhe Rregulloren nr. 22 datë 26.03.2009 “Për tregun me pakicë të letrave me vlerë
    të qeverisë;

7. Miratimin e kërkesës për pajisje me licencë si “Broker në sigurimeve dhe risigurime, jo-jete” dhe “Broker fizik në
    sigurime dhe risigurime jete dhe jo-jete”;

8. Dhënien e miratimit për riemërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë  “Capital IPP”, SH.A;

9. Miratimin si Vleresues Dëmesh në Sigurime.