27 Shkurt 2008

Hyn në fuqi VKM Nr. 79 Datë 28.01.2008 "Për kriteret dhe procedurat e licensimit të ndërmjetësve në sigurime si dhe rregullat për mbikëqyrjen e veprimatrisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës"

Plotësimi i boshllëkut ligjor në përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licensimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së brokerimit në sigurime ishte synimi kryesor në hartimin dhe miratimin e VKM "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të ndërmjetësve në sigurime si dhe rregullat për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës". Krahas rregullimit të procedurave të licensimit për aktivitetin e brokerimit, u bënë disa ndryshime edhe në kriteret për licensimin e aktivitetit të agjentit në sigurime. VKM u hartua duke mbajtur parasysh Direktivën e Europës 2002/92/EC "Për ndërmjetësimin në sigurime", si dhe disa modele të rregullimit të veprimtarisë së ndërmjetësimit.Përmirësimet konsistojnë si në kërkesat cilësore për aplikantët për licencë ku përfshihen: kriteret për aftësine profesionale dhe kriteret e besueshmerisë, si dhe në kërkesat sasiore që kanë të bëjnë me situatën financiare të ndërmjetësit në sigurime.

Vendimin në versionin PDF mund ta gjeni tek rubrika Kuadri Ligjor/Akte Nënligjore.

http://www.amf.gov.al/readLaw.asp?id=59