29 Shkurt 2008

Hyn në fuqi VKM Nr. 96 Datë 03.02.2008 "Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike, dhe investimet e tyre nga shoqëritë e sigurimeve"

Hyn në fuqi VKM Nr 96, datë 03.02.2008 për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike, dhe investimet e tyre nga shoqëritë e sigurimeve. Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë:

A) kategoritë e investimeve të aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike e matematike;
B) kufijtë maksimalë të lejueshëm të investimit të aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike e matematike; Vendimi i këshillit të ministrave nr. 268, datë 28.4.2005 "për përcaktimin e kufijve maksimalë të lejueshëm për aktivet dhe investimet e aktiveve, për mbulimin e provigjoneve teknike dhe matematike, nga shoqëritë e sigurimeve", shfuqizohet.
Shoqëritë e sigurimit të cilat jane te liçensuara përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të përshtasin aktivet në mbulim të provigjoneve teknike e matematike dhe kufijtë e investimit të tyre brenda datës 31.03.2008.
Ndërsa për përshtatjen e aktiveve sipas pikës 4 (b) të këtij vendimi, që i takon investimit të aktiveve në toka dhe ndërtesa, vetëm për periudhën nga hyrja në fuqi e vendimit deri në 30.06.2008  zbatohet kufiri i sipërm në masën 30% të provigjoneve teknike bruto.

http://www.amf.gov.al/readLaw.asp?id=62