25 Qershor 2008

Publikimi për diskutim i projekt ligjit "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"

Projekt ligji parashikon funksionimin e Qendrës së Informacionit, që do të përmbajë të dhëna të plota mbi të gjitha mjetet e siguruara dhe dëmet e shkaktuara prej tyre. Qendra e informacionit mbështet përpjekjet e deritanishme për funksionimin e regjistrit të të dhënave të sigurimit të detyrueshëm motorik dhe pasurimin e tij me të dhënat e detajuara të dëmeve. Në projekt parashikohet shkëmbimi i informacionit me autoritetet publike të transportit dhe policisë rrugore.

Projekt ligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit" në versionin PDF mund ta gjeni në rubrikën Kuadri Ligjor / Projekte në Proces

http://www.amf.gov.al/readFokus.asp?id=21


AMF mirëpret pyetjet, komentet dhe sugjerimet tuaja mbi këtë projekt ligj deri në datën 11 Korrik 2008.


Adresa e kontaktit: [email protected]