23 Nentor 2012

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2012

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit, në periudhën janar-tetor 2012, arritën rreth 7,394 milionë lekë, ose 4.25% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-tetor 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,007,218 me një ulje prej 7.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 90.46% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 9.49% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.06%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 50.10% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49.90% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2012 dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,283 milionë lekë ose 31.98% më shumë se në periudhën janar-tetor 2011.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën rreth 3,689 milionë lekë, ose rreth 13.44% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme, gjatë periudhës janar-tetor 2012, pati rritje prej 41.30% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 1.81% krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit 2011.

Produkti sigurim kufitar, në periudhën janar-tetor 2012, pati rritje prej 27.00% për primet e shkruara bruto dhe po kështu u rrit edhe numri i kontratave me rreth 185.17% krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil gjatë periudhës janar-tetor 2012, pati ulje me 44.61% për primet e shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-tetor të 2011, ndërsa numri i kontratave pati rritje prej 23.14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ulje e primit shkruar bruto Karton Jeshil lidhet me liberalizimin tregut të sigurimit të detyrueshëm në gusht të vitit 2011.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-tetor 2012, arritën rreth 3,705 milionë lekë, ose 3.54% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu ulje pësoi edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar me 34.06% krahasuar me këtë periudhë të vitit 2011.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2012, patën rritje me rreth 1.54% kundrejt periudhës janar-tetor të vitit 2011.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat siguruan të ardhura rreth 1,948 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 77.26% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 15.47% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës gjatë periudhës janar-tetor 2012, ndihet një rritje prej 30.89% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe ulje me rreth 0.92% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit 2011.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit gjatë periudhës janar-tetor 2012, arritën në rreth 529 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 30.62% në krahasim me periudhën janar-tetor të vitit 2011. Peshën më të madhe të të ardhurave të këtij grupi e mbajtën Sigurimet e aksidenteve me rreth 60.72% të totalit.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2012, arritën rreth 701 milionë lekë, ose rreth 19.37% më pak se janar-tetor i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-tetor 2012 u rritën me rreth 31.98% krahasuar me janar-tetor të vitit 2011. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,687 milionë lekë, apo 73.88% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për produktet e sigurimit motorik.

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar-tetor

Ndryshimi

2011

2012

(në%)

                                    Dëmi mesatar

 

MTPL e brendshme

157

212

34.90

Karton Jeshil

469

628

33.83

Kasko

96

80

(16.68)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-tetor 2012, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - tetor 2012 (në versionin EXCEL) klikoni këtu