22 Maj 2013

Për zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 23.05.2013, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:

1.    Projekt  “Mbi  disa ndryshime në Rregulloren për testimin e vlerësuesve”;
 
2.    Projekt  “Mbi miratimin e kërkesës së shoqërisë administruese të fondit të pensionit “SiCRED” sh.a. për ndryshimin e statutit të saj”;

3.    Informacion “Mbi realizimin e emetimeve të ofertave private të obligacioneve afatgjata (borxh i varur) nga shoqëria “Banka Credins””;

4.    Informacion “Mbi projektin e liberalizimit MTPL me BB dhe situata aktuale e zbatimit në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik”;

5.    Informacion “Mbi situatën e proceseve gjyqësore me vlerësuesit e dëmeve në sigurime”;

6.    Projekt “Mbi kalimin në përgjegjësi administrimi të disa ambienteve, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare te Ministria e Financave, për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit”;

7.    Të tjera.