|
Një ndër prioritetet tona është rritja e ndërgjegjes së publikut të gjerë në lidhje me sektorin financiar jobankar dhe fushat nën juridiksion. Për këtë qëllim edukimi i kësaj shtrese të shoqërisë zë një vend të veçantë në aktivitetin tonë. Këtë objektiv synojmë ta realizojmë nëpërmjet:
- zhvillimit të një programi edukues, i cili ka për qëllim të zgjerojë interesin dhe njohuritë e grupeve të ndryshme të interesit;
- realizimit të një sërë botimesh me karakter informativ dhe edukativ duke synuar njohjen e konsumatorëve me tregun financiar jobankar, mënyran e funsionimit të tij, aktorët, produktet dhe shërbimet e ofruara;
- prezencës aktive të institucionit dhe ekspertëve tanë në median e shkruar dhe vizive duke qenë palë në dialogun mes grupeve të interesit për zhvillimin e tregjeve të sigurimeve, letrave me vlerë dhe pensioneve private.
Në kuadër të këtij procesi do të pasqyrohet veprimtaria e AMF për përmiresimin e praktive të punës, harmonizimin e akteve rregulluese me ato ndërkombëtare dhe Direktivat e BE-së, rritjen e transparencës në kuadrin e një tregu të ndershëm e të lirë, ku qëllimi kryesor është mbrojtja e interesave të konsumatorëve, shmangja e mbi-rregullimit dhe tërheqja e pjesëmarrësve të rinj në treg.
|