Ligji nr. 10 198, datė 10.12.2009 "Pėr sipėrmarrjet e investimeve kolektive"
| Akti ligjor/rregullator |
Ligj |
| Miratoi |
Kuvendi |
| Numër |
10 198 |
Datë |
10/12/2009 |
| Hyn në fuqi |
15/01/2010 |
| Botuar në |
Fletoren Zyrtare nr. 186 |
Datë |
31/12/2009 |
| Sektori |
|
| Fusha |
Letra me Vlere |
Përshkrim i shkurtër:
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë:
a) kushtet dhe kriteret për themelimin, regjistrimin dhe funksionimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si dhe të shoqërive administruese, stukturat e fondeve me pjesemarrje të hapur e pjesëmarrje të mbyllur që ofrohen dhe shiten;
b) emetimin dhe shitjen e kuotave dhe të aksioneve;
c) shlyerjen e kuotave;
ç) promovimin e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
d) veprimtaritë e kryera nga palët e treta për llogari të sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
dh) realizimin e mbikëqyrjes, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të veprimtarisë së sipërmarrjeve të investimeve kolektive të shoqërive administruese, depozitarëve dhe të personave të përfshirë në shitjen e kuotave e të aksioneve, që, duhet të mbikeqyren sipas këtij ligji;
e) veprimtarinë e sipërmarrjeve të huaja të investimeve kolektive dhe të shoqërive administruese të huaja në Republikën e Shqipërisë;
ë) të vendosë rregulla, që sigurojnë funksionimin e drejtë të tregut të kapitaleve dhe nxitjen e lëvizjes së lirë të tyre.
Materiali i plotë
|