
Masat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndaj Covid-19
Efektet e pandemisë vijojnë të jenë të ndjeshme në ekonominë e vendit dhe në veprimtarinë e sektorit financiar. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka qënë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në këtë kuadër ka marrë një sërë masash dhe ka dhënë disa rekomandime.
Autoriteti u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregjeve nën mbikëqyrje që të përditësojnë dhe të kenë funksionale plane të vazhdimësisë së veprimtarisë dhe planet e përballimit të krizave, si edhe të vlerësojnë efektet e pandemisë te qytetarët, por edhe vetë shoqëritë.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po bashkëpunon me të gjitha autoritetet kryesore financiare në vend, aktorët e tregut dhe institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar. Gjithashtu, AMF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet mbikëqyrëse financiare të vendeve evropiane, institucionet rregullatore të BE-së, shoqatat e rregullatorëve ndërkombëtarë, etj.
https://www.eiopa.europa.eu/browse/covid-19-measures_enhttps://www.esma.europa.eu/about-esma/covid-19
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me vendimet e Qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore për përballimin e situatës COVID-19, të cilat kanë për synim ruajtjen e shëndetit të punonjësve dhe vijimin e aktivitetit.
Autoriteti po punon me staf të reduktuar në ambjentet fizike dhe me formatin online për të qenë tërësisht operacional. Për këtë arsye, janë vënë në funksion protokollet e punës në distancë, në mënyrë që të gjithë punonjësit të kontribuojnë përmes realizimit të detyrave operacionale.
Të gjitha aktivitetet e AMF kanë vijuar pa ndërprerje, ndërkohë që Autoriteti ka mbajtur komunikimin me shoqëritë në tregjet financiare nën mbikëqyrje nëpërmjet kanaleve online.
Gjithashtu, Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore në AMF është aktive dhe të gjithë konsumatorët që kanë problematika mund të përcjellin dhe të informohen më tej në komunikim me stafin e saj, përmes kontakteve:
Email: [email protected]
Facebook: www.facebook.com/AlbaniaAMF/
Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/