Dokumenta që kërkohen më shumë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit informon se pranë tij funksionon njesia për trajtimin e ankesave të të siguruarve. Kjo strukturë do të trajtojë në mënyrë të paanshme, me profesionalizëm dhe brenda afateve të gjitha ankesat që do t'i paraqiten, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi ia kthen per rishqyrtim shoqërisë së sigurimit, cështjen e ankimuar.

Regjistri i ankesave

Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton publikun se nga data 1 Dhjetor 2007 ka hyrë në funksionim të plotë Rregjistri Elektronik Online i Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorrik. Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorrik shitet nga përfaqesues të autorizuar të shoqërive të sigurimit. Polica lëshohet nëpermjet sistemit kompjuterik të lidhur online me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Polica ka të printuar në pjesën e sipërme apo të poshtme të saj një kod numrash dhe shifrash me 15 karaktere që përben kodin identifikues të raportimit të gjeneruar automatikisht në kohë reale nga serverat e Autoritetit.

Verifikimi I Policës

Sektori i Edukimit është krijuar si pjesë e strukturës organizative të AMF-së dhe zhvillon trajnime për formim profesional (kualifikim profesional dhe edukim në vazhdim) të drejtuesve dhe profesionistëve që operojnë në tregun e sigurimeve si dhe punonjësve të AMF-së, duke nxitur standardet e cilësisë për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së lartë për konsumatorët.

Sektori I Edukimit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare referuar të dhënave të raportuara nga shoqëritë e sigurimit në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, si dhe në Regjistrin Elektronik të Dëmeve, në përputhje me rregulloret përkatëse, lëshon vërtetime mbi mbulimin në sigurim dhe rastet e përfshirjes në aksidente. * Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare disponon në regjistrat e tij të dhëna nga viti 2008 dhe në vazhdim.