Ligje

Ligji nr. 10 197, datë 10.12.2009 "Për fondet e pensionit vullnetar"

  • Akti ligjor/rregullator: Ligje
  • Miratoi : Kuvendi
  • Numër: 10 197
    Datë: 10/12/2009
  • Hyn në fuqi : 15/01/2010
  • Botuar në: Fletoren Zyrtare nr. 185
    Datë: 31/12/2009
  • Sektori:
  • Fusha: Tregu i Fondeve të Pensioneve Vullnetare

Qëllimi i këtij ligji është të vendosë standardet e nevojshme për:

a) Administrimin me efektivitet të fondeve të pensionit vullnetar, nëpërmjet diversifikimit të investimeve, me synim rritjen e kontributeve të bëra në fondin e pensionit;
b) Mbikëqyrjen e biznesit të fondit të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e anëtarit të fondit të pensionit;
c) Nxitjen e qëndrueshmërisë, sigurisë dhe mirëqeverisjes së aseteve të fondit të pensionit;
ç) Licencimin dhe mbikëqyrjen e shoqërisë administruese të fondit të pensionit dhe planit të pensionit profesional, të depozitarit të aseteve të fondeve të pensionit dhe të të gjitha çështjeve të lidhura me to.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.156/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Per tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, u parashikuan lehtësitë tatimore dhe trajtimi financiar i kontributeve të fondit të pensionit.

Ligji nr.156/2014 parashikon se do të konsiderohen si të ardhura të përjashtuara:

a) Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar, si dhe kontributet e bëra nga punëdhënësi ose çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të fondit të pensionit vullnetar.
b) Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensioneve.

Gjithashtu ky ligj parashikon se “Përjashtohen nga tatimi mbi fitimin dhe Fondi i pensionit vullnetar i administruar nga shoqëria administruese e fondeve të pensionit vullnetar”.

   Materiali i plotë