Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Kjo Faqe Interneti www.amf.gov.al ("Faqja") është e siguruar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ("Autoriteti"). Përdorimi i Faqes së Internetit drejtohet nga këto Terma dhe Kushte, së bashku me dokumentet referuar asaj ("Termat dhe Kushtet").

Me përdorimin e faqes Online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ju keni kuptuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet. Termat e përdorimit janë subjekt ndryshimi sipas gjykimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Përdorimi i kësaj Faqeje, pasi këto ndryshime janë zbatuar, përbën pranimin tuaj dhe pranimin e ndryshimeve.