Trajtimi i ankesave të konsumatorëve
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit informon se pranë
tij funksionon njësia për trajtimin e ankesave të personave të siguruar dhe investitorëve.
Kjo strukturë trajton në mënyrë të paanshme, me profesionalizëm dhe brenda afateve të gjitha
ankesat, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi ia kthen për rishqyrtim
subjekteve të tregjeve nën mbikëqyrje, çështjen e ankimuar.
Çdo person i dëmtuar, i cili përfiton dëmshpërblim nga shoqëritë e sigurimit dhe mbetet i pakënaqur për mënyrën e trajtimit të dëmit, masën e dëmshpërblimit apo refuzimin e saj, pasi ka depozituar një ankesë pranë shoqërisë së sigurimit trajtuese e dëmit, mund të kontaktojë ose të depozitojë një ankesë në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në mënyrat si më poshtë :
Ose
Autoriteti i Mbikëqyrjes FinanciareRruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania
Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560
Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
Email: [email protected]
Mund të telefononi ose të kërkoni takim në rast se nuk keni mundësi të shkruani. Nuk pranohen ankesa, kërkesa ose njoftime anonime.