Qendra e Sigurimit të Detyrueshëm Motorik
Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton publikun se nga data 1 dhjetor 2007 ka hyrë në funksionim të plotë Regjistri Elektronik Online i Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik.
Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorik shitet nga përfaqësues të autorizuar të shoqërive të sigurimit. Polica lëshohet nëpërmjet sistemit kompjuterik të lidhur online me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Polica ka të printuar në pjesën e sipërme apo të poshtme të saj një kod numrash dhe shifrash me 15 karaktere që përbën kodin identifikues të raportimit të gjeneruar automatikisht në kohë reale nga serverat e Autoritetit.
Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të afishojnë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm në çdo pikë të tyre të shitjeve.
Kërkimi për Policën me SMS
Dërgoni sms me përmbajtje TARGËN e mjetit Tuaj në numrin 069 40 60 671 dhe:
• Do të merrni përgjigje nëse TARGA e dërguar rezulton rregullisht e mbuluar me sigurim të detyrueshëm motorik;
• Tre ditë para mbarimit të periudhës së sigurimit të detyrueshëm, Ju do të lajmëroheni me SMS për përfundimin e vlefshmërisë së policës.
Kërkimi online nëpërmjet website-it është VETËM për periudhën aktuale të vlefshmërisë së policës!
Plotësoni Kriteret e Kërkimit për Policën
Nëse polica nuk gjendet, ju lutem njoftoni AMF-në në adresën [email protected] ose në telefon +355 4 222 8260.
Njoftojmë konsumatorët që në momentin e blerjes së policës të sigurohen që:
- Polica të jetë e printuar në kompjuter;
- Polica të përmbajë kodin identifikues të raportimit;
- Kategoria e mjetit e përcaktuar në policë të jetë e njëjtë me atë të përcaktuar në dokumentet shoqëruese të mjetit;
- Polica të përmbajë primin e sigurimit.
Moszbatimi i pikave të mësipërme përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë mospërmbushje të të drejtave të konsumatorëve në rastet e trajtimit të dëmeve.