Stabiliteti Financiar
Funksioni i AMF-së në stabilitetin financiar:
Profili i rrezikut të tregjeve që mbikëqyren nga AMF ka pasur ndikim relativ të ulët
në sistemin financiar shqiptar, por tashmë me dinamikën e zgjerimit të tregjeve nën
mbikëqyrje, sidomos të tregut të fondeve të investimit, ai nuk mund të konsiderohet i
papërfillshëm si disa vite më parë, e për rrjedhojë analizohet në
kuadër të rreziqeve sistemike për sistemin financiar në tërësi dhe është
në vijimësi pjesë e diskutimeve që kryhen në kuadër të Grupit Këshillimor
për Stabilitetin Financiar (GKSF).
AMF, si autoritet mbikëqyrës e rregullator për tregjet
financiare të sigurimeve, titujve dhe fondeve të investimeve, si dhe pensioneve private
vullnetare apo veprimtarive të tjera financiare jobankare synon të sigurojë funksionimin efektiv
të këtyre tregjeve, si dhe stabilitetin, promovimin dhe zhvillimin e tyre duke kontribuar
kështu edhe në ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar në tërësi.