Media: Njoftime

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloret bazuar në ligjin “Për Fondet e Pensionit Privat”

7 Dhjetor 2023

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit nr. 76/2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, ka hartuar projektrregulloret: “Për përcaktimin e elementëve të kontratës së anëtarësimit, të deklaratës së pranimit të pjesëmarrjes, të kontratës së administrimit të aktiveve [...]

Zhvillohet konferenca rajonale e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore “E ardhmja e mbikëqyrjes dhe e tregut të sigurimeve”

30 Nentor 2023

Autoriteti Austriak i Tregut Financiar (FMA) organizoi në datat 27-28 nëntor në Vjenë, Austri, konferencën rajonale “E ardhmja e mbikëqyrjes dhe e tregut të sigurimeve”, ku morën pjesë përfaqësues nga Autoritetet rregullatore të tregut të sigurimeve dhe të Shoqatave të Siguruesve të vendeve të Evropës [...]

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar-tetor 2023

29 Nentor 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 18,838 milionë lekë, ose 9.64% më shumë se në janar-tetor 2022. Gjatë muajit janar-tetor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë [...]

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

24 Nentor 2023

Në mbledhjen e datës 24.11.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:   Miratimin e buxhetit të vitit 2024 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimin e buxhetit afatmesëm 2024- 2026”; Miratimin e projektrregullores "Për përcaktimin e formës dhe përmbajtjes së raportimit [...]

Takim me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për asistencë teknike në fushën e tregjeve të kapitalit

22 Nentor 2023

Drejtorja Ekzekutive në detyrë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Zj. Mimoza Kaçi zhvilloi sot një takim pune me ekipin e departamentit për zhvillimin e tregjeve financiare dhe të kapitalit pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), z. Alex Pivovarsky. Ai u shoqërua nga Zj. Ekaterina Solovova, përfaqësuese [...]

Zhvillimet e Tregut të Pensioneve Private, 30.09.2023

21 Nentor 2023

Gjatë periudhës janar-shtator 2023, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private në 30.09.2023 tregon një total asetesh neto prej 6,483.23 milionë lekë (60.80 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 783.84 milionë lekë (13.75%) krahasuar [...]

AMF organizon workshop mbi zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar 17, për shoqëritë në tregun e sigurimeve

20 Nentor 2023

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi me 20 nëntor një workshop mbi zbatimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar, SNRF17, për shoqëritë e sigurimeve. Në gusht të këtij viti, Bordi i AMF-së miratoi Udhëzimin “Mbi Raportet e Shoqërive të sigurimit për zbatimin e SNRF 17 “Kontratat e [...]

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

17 Nentor 2023

Ditën e premte, datë 24.11.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:   Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar; Miratimi i rendit të ditës; Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2024 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare [...]

Mision i Asistencës Teknike nga ekspertët e TAIEX, për zhvillimin e kuadrit ligjor në tregun e sigurimeve

17 Nentor 2023

Ekspertë të TAIEX-it (Technical Assistence and Information Exchange), pjesë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Kroacisë (HANFA), zhvilluan në datat 13-17 nëntor, misionin e tyre në mbështetje të përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e sigurimeve me direktivat e Bashkimit Evropian. [...]

Projekt i asistencës teknike për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare nga Departamenti Amerikan i Thesarit

13 Nentor 2023

Në kuadër të projektit të asistencës teknike për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare nga Departamenti Amerikan i Thesarit, ekspertët e projektit zhvilluan vizitën e tyre të parë në Autoritet. Ata zhvilluan një sërë takimesh me përfaqësues të Autoritetit, të institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, [...]